Bota që Jezui dymijë vjet më parë  më propozoi është një botë e kundërt nga standartet që unë njeriu kam krijuar.

Në Matrix më ngulitin se duhet të bëhem numër një. Reklamat, muzika, po edhe bota e punës janë strumente për të ekzaltuar UN-in tim mbi të tjerët. Praktikisht çdo fushë në Matrix është e themeluar  mbi të “shëndetëshmen” konkurrencë e mbi ngritjen e EGO-s. Jesui, çuditërisht përkundrazi, më mëson: “çdokush që do risë Egon e tij do ulet e kush do e ulë Egon e tij do ngrihet.” (cfr Mateu 23:12)

Gjithnjë në Matrix më mësojnë të quaj mësues/baba/lider kryetarët e fesë. Jezui më mëson: “mos tju thërrasin mësues; pasi vetëm një është mësuesi juaj e ju jeni të gjithë vëllezër. Mos thirrni asnjë mbi tokë baba, pasi vetëm një është Babai juaj, ai që është në qiell. Mos tju thërassin udhëheqës/lidera, pasi vetëm një është udhëheqësi juaj, Krishti.” (Mateu 23:8-10).

Në Matrix shumë prezantohen si barinj shpirtërash. Po Jezui më premton që do ketë vetëm një kope, një bari i vetëm. ( shiko Johani 10.16 pjesa e dytë)

Në pak fjalë Matrix bërtet me të madhe: “rrofshin numërat një! Lavdi e jetë të gjatë kapove!” Jezui ndërkohë më pëshpërit në vesh: “I bekuar ti në ndihesh i varfër në shpirt, në je modest e i urtë… në je i pastër në zemër”. (shiko Mateu 5.1-11)

Vërtet dy botë në kontrast total…. të kundërta. Tani kuptoj përse gjithnjë Jezui, duke folur për botën e tij, tha kategorikisht “Kush nuk është me mua është kundër meje!” (shiko Mateu ose Luka 11.23). Në fakt është e pa mundur të bësh pjesë në të dy botët.

Unë në cilën botë bëj pjesë, çfarë mentaliteti evidencoj, çfarë dëshirash ushqej branda meje, çfarë karakteri kam?