Sot gjithmonë e më shumë lidera politikanë, ekonomikë e fetarë janë të shënuar në librin e pagës së princit të Matrix. Shoqëria ime lokale e globale po merr gjithnjë e më shumë një formë piramidale ku pak dominojnë mbi shumë. Edhe famozi faraon Tutankhamon do ngelte i impresionuar nga piramida sociale matrixiane e kohërave të mia, një piramidë shkallët e së cilës nuk janë ndërtuar më çimento e llaç, por me trupat e qytetarëve të cilët duhet të ishin përfituesit e ndërtesës vetë. Kjo kullë e re dhe moderne e babelit ka vënë gjithë fuqinë e vet në majën e saj, ose më mirë në një shoqëri të ngushtë, e panjohur nga masat, e cila i është shitur komandantit që është në krye të Matrix. Gjithë nivelet që janë poshtë janë nën kontrollin e syrit që kontrollon gjithshka në majën e kësaj piramide.

Zbuloj kështu që  për të rritur nivelin në këtë piramidë sociale njerëzore duhet të shes shpirtin tim deri në pikën sa të arrij të shkel me këmbë të afërmin tim, duke e përdorur si shkallë e tapet për rritjen time e afermimin tim social. Vërtet një rreth djallëzor!

Por ky sy që i pëlqen të autodefinizohet i gjithanshëm shpejt do bëhet i verbër, po i verbër nga inati, pasi gjithë sforcot e tij do dimostrohen të kota (shiko Apokalipsi 18.2). Dhe imponuesja e gënjeshtarja piramidë matrixiane do shëmbet, duke varrosur nën vete trupat e gjithë qytetarëve që i janë shitur (shiko Apokalipsin 18. 21)

A po i shitem unë Matrix? Veshja ime mund të gënjejë. Idem edhe kurrikulumi. Gjithashtu edhe pjesëmarrja në një kishë mund të fshehë nën mantelin fetar një shpirt të shitur. Përkundrazi prova e karakterit tim nuk gënjen kurrë. Tentoj unë të tejkaloj me KRENARI të afërmin tim, duke e shkelur me EGON time, apo e trajtoj me MODESTI e dashuri, durim e korrektësi?