Një ide mund të jetë gjithkund e në të njëjtën kohë askund, lëviz pa u spostuar, komunikon pa folur,ekziston edhe pa qenë ë përbërë nga materia, nuk njeh limite dhë është e pavdekëshme.

Pak përpara kthimit të birit të tij Jesu, Zoti do ndriçojë gjithë globin me një ide, një vision, një shpresë… pra një mesazh: dalja nga ligësia e Matrix duke qenë i një forme me Jesusin (Apokalipsi 18.1-8). Bëhet fjalë për një mesazh lirije me të cilin Zoti do ndriçojë gjithë botën, duke e dizinfektuar dhe imunizuar fanët e tij nga virusi matrixian.

Ky vision i rrënjosur në thellësitë e koshincës njerëzore do prezantojë një shpresë/qartësi lirije nga skllavëria e Martix. Vetëm ky vision do arrijë të ndajë ujrat, rizgjojë të virgjërat e ngrohë Laodiçean,mibilizojë forcat, shpresën dhe rezistencën e fanëve të Jesusit.

Me këtë mendim të pëshpëritur në vesh të njeriut, Zoti do plotësojë kryeveprën duke mundur Matrix me pakë mjete, njerëz dhe në një çast (Apokalipsi 18.10+16+19) dhe Matrix do çmendet pasi, duke mos arritur të gjejë armikun, nuk do ia dali të shënojë objektivin e urryer.

Matrix do mundet nga një mendim që Krijuesi ka vënë në shpirtin e krijesës së tij: një jetë e përjetëshme në një botë plot dashuri e drejtësi! (Ekleziasti 3.11 dhe Osea 2.19)

Jesusi është duke u kthyer. MARANATHA!