Siç Bibla më thekson, Zoti në momente vendimtare të historisë zgjedh mesazherin e Tij special (profet) për ti kaluar mesazhin popullit të Tij. Në mes të këtyre momenteve speciale janë verifikuar periudha heshtje profetike, që shpesh kanë duruar edhe shekuj. Për shembull, profeti Zakaria ndërpret një heshtje profetike që duronte prej 400 vitesh.
Ja se çfarë ka shkruar një mesazher i Zotit (profet) i shtyrë nga shpirti i profetësisër: “me anë të një profeti (Mose) Zoti shoqëroi Israelin jashtë nga Egjipti;”(shiko Osea 12:14, pjesa e parë).

Edhe pse sot Zoti i flet çdokujt me anë të shpirtit të Tij të Shenjtë, është parashikuar një ndërprerje e re dhe definitive e heshtjes profetike. Po, dëgjove mirë. Në prag të ardhjes së dytë të Birit të Zotit (Jesuit), ekzaktësisht siç ndodhi në ardhjen e tij të parë me profetin Joan Pagëzori, Zoti do dërgojë edhe një herë shpirtin e profetësisë. Dhe si populli i Zotit (Israeli) doli nga skllavëria egjiptjane me anë të profetit, kështu së shpejti populli i Zotit (çka ngelur) do dali nga skllavëria matrixiane me anë të një profeti. Ky është premtimi me të cilën mbyllet Dhjata e vjetër (Malachia 4:5)

Besoni në të Përjetëshmin, që është Zoti juaj e do jeni të sigurtë; besoni profetëve të Tij e do triunfoni!” (II Kronikat 20:20b)