Ndërtimi i një kështjelle rëre është një proces shumë më i gjatë dhe impenjativ në krahasim me shkatërrimin e tij, që, siç dihet, mund të ndodhë sa të hpësh e mbyllësh sytë edhe nga më i vogli e më i dobëti i fëmijëve. Kjo për shkak të natyrës së vetë rërës, që është materiali i përdorur për të ndërtuar kështjellën. Kokërzat e rërës, për natyraën e tyre, nuk bashkohen. E kur, për shkak të një ndërtuesi të improvizuar, e bëjnë, ky ekuilibër i jep atyre formën e një kështjelle që mund të thyhet shumë lehtë. Shpesh mjafton edhe një e fryrë.
E tillë është natyra e së keqes. Ajo, si rëra për shekuj dhe mijëvjeçarë është modeluar nga princi i saj, në mënyrë që të marrë formën e një mbretërie të madhe, të fortë dhe të pamposhtur. Por natyra e keqes është tejmase individualiste, egoiste, oportuniste, e shtirë, dashakeqe, ziliqarë dhe shkatërruese. Prandaj, “kokrrat e pafundme të së keqes”, që deri kohët e fundit kanë bashkëpunuar për të formuar mbretërinë e tyre, pikërisht për shkak të dëshirës së tyre për lartësimin e vetes në kurriz të çdo qenie tjetër, mund të kalojnë sa të hapësh e mbyllësh sytë në konkurim, për të përfunduar pashmangshmërisht në luftë me këdo që i rrethon, mik apo armik.
E keqia, nga natyra e saj, nuk është në gjendje të unifikojë në mënyrë homogjene e të qëndrueshme. Ajo krijon koalicione, pakte dhe është gjithashtu i aftë për marrëveshjeve. Por, në çdo kohë, çdo justifikim është i mirë për të shtypur aleatin e djeshëm për avantazhin e sotëm egoistik. Besnikëria dhe vetë-sakrifica, siç e dimë, nuk janë normale në mbretërinë e së keqes. Aq më pak është dashuria që të çon në një rezultat komplet të kundërt: pra drejt bashkëpunimit, unitetit dhe kërkimit të përbashkët për të mirën e përbashkët.
Me fjalë të tjera, fytyra e së keqes nuk është e bashkuar si unë dua të besoj. Në të vërtetë, çdo ushtar i së keqes, duke qenë në kërkim të vazhdueshëm të autoekzaltimit personal, do evitonte me kënaqësi aleatitët e tij, duke i shkatërruar të gjithë me kënaqësinë më të madhe e dëshirë perverse. Këta aktorë tentojnë me zor të arrijnë majën e piramidës, duke bërë atë vetëm për llogaritë e tyre dashakeqe dhe oportuniste. Prandaj, vetë kufizimi i së keqes dhe i natyrës shkatëruese është e përkohshme. Mjafton një shkëndijë e vogël për të çuar kokrrat e pafund të së keqes në një luftë vëllavrasëse, në kërkim të superioritetit absolut individual. Në fakt, princi i së keqes vetë është më paranojaku i të gjithëve, pasi di që duhet të ketë frikë nga një goditje me thikë pas shpine në çdo kohë dhe nga çdokush nga “miqtë” e tij. Askush, madje as ai vetë, fle i qetë në mbretërinë e së keqes, sepse e keqja është aq e pangopur sa ha edhe veten e saj.

I keqi nuk mund të durojë qqë i afërmi të jetë i barabartë me të, aq më tepër superior, kushdo qoftë ai. Dashakeqi pranon dhe toleron vetëm të nënshtruarit, si strumente të nevojshme për lartësimin e tij. Aleatët e dashakeqëve bashkëpunojnë, por urrehen thellësisht, ndjejnë zili në mënyrë kostante dhe, herët a vonë, do të përfundojë duke shkatërruar njëri-tjetrin. Kjo është arsyeja pse e keqja është pafundësisht e marrë, aspak largpamëse (edhe pse deklarohet iluminare), dhe mbi të gjitha aq shkatërruese dhe vdekjeprurëse sa nuk mund të jetë si përfundim përveçse xhelat i vetvetes, duke i evituar besdinë e prezencës së saj Krijimit të tëre që për kaq kohë e ka masakruar e martirizuar në emër të planeve te saja të marra e të pamundura.