Jezusi, me shpalljet e tij para grave, ish një revolucionar i vërtetë. Kjo mënyrë sjelljeje ish një fyerje për kulturën e kohës së Tij. Një burrë nuk i zbulohej grave, nuk do i kishte bërë gratë zëdhënëse të një ngjarje kaq të rëndësishëme si ringjallja e Birit të Perëndisë, duke anashkaluar elitën fetare të asaj kohe.

Po, Jezui më habit dhe vazhdon të më habisë. Jezusi revolucionoi botën e njohur të asaj periudhe, dhe vazhdon të njëjtën gjë edhe sot. Siç është shkruar: “Të parët do të jenë të fundit dhe të fundit do të jenë të parët” (cfr Mt 19:. 30). Që gratë duhet të informonin apostujt mbi ringjalljen e Jezusit, ishte diçka e paparë për hartën mendore të asaj kohe, dhe se ata do tia tregonin gjithë botës, ishte, si minimum, skandaloze dhe e pabesueshme në të njëjtën kohë.

Në sytë e Jezusit, të fundit, të margjinuarit, të sëmurët, prostitutat, kriminelët, në qoftë se i kapen me besim këtij premtimi, do të jetë të parët në mbretërinë e qiejve. Atyre i janë adresuar bekimet: “Lum ata, sepse janë të fundit, por në sytë e mi, thotë Jezusi, janë të parët.” Jezusi ka qenë i zoti të vlerësonte klasën më të dobët e të shtypur të shoqërisë… më të shfrytëzuarën. Dhe ende sot, njerëzit që në shoqërinë time konsiderohen të pa  vlerë, në sytë e Krijuesit Zot, që u ka dhënë frymën e jetës, janë të çmuar. Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive: “… sepse kush i prek ata, prek syrin e tij.” (Shih Zakaria 2: 8 Pjesa e dytë)

Krijuesi Zoti, në këto ditë të fundit para ardhjes së dytë të Birit të Tij Jezus, do skandalizojë gjithë botën edhe një herë duke anashkaluar elitat e kohës sonë, duke përdorur fanët e Tij të pakët në numër e të thjeshtë? “As për fuqi, e as për focë, por për shpirtin tim”, thotë Krijuesi Zot (shih Zakaria 4: 6)