• Privacy ka vdekur? Po vjen një botë e re “trasparente”.
  • Të drejtat njerëzore po hollohen? Po vjen një koshiencë kozmike që do i bëjë të pa vlefshme e të tejkaluara këto të drejta.
  • Interesat ekonomike të pakicës kanë hov mbi kolektivitetin? Po vjen një erë e “vëllazërisë universale”
  • Është zhdukur sovraniteti i popujve? Po vjen një klasë e re drejtuese botërore me veshje të çiltra prej deleje.
  • Trashëgimia publike po mbytet në një lum borxhesh? Po vjen një jubile që do fshijë gjithshka… po vërtet gjithshka.

Ka kështu fillim bota 2.0. Dhe ja ku vjen… mesia teknokratik me imazh e ngjashmëri me këtë botë të re teknokratike. Dhe Matrix më në fund gjen princin dhe arkitektin e tij të dashur. Ja kulmi i një konvergjence politike/fetare/ekonimike universale. Çfarë mrekullie!

Në këtë orgji sureale lind nga asgjëja një zë modest por i vendosur që destabilizon ekujlibrin global, duke u ngrirë gjakun në vena lidershipave universalë, duke thënë: “pasi do lindin krishtërinj e profetë fallco, do bëjnë shenja të mëdha e mrekulli për të joshur, po qe se do jetë e mundur, edhe fanët e Jezusit”. (Shiko Mateu 24:24 dhe Marku 13:22)