Një nga mesazherët më të mëdhenj të Zotit, profeti Elia, i dha një lajm të rënd popullit të Zotit në Matrix, popullit te izraelit. Dhe ky mesazh ishte një thirje e fuqishme pendimi… për ta thënë në mënyrë më moderne, një ultimatum për të dal nga ligësia e Matrix.

Një tjetër mesazher i Zotit, edhe ai një nga njerzit më të mëdhenj për të cilët më flet ylli im polar (Bibla), Joan Pagëzori, merr një detyre nga Zoti, të përgatisi rrugën për ardhjen e parë të Jezusit mbi tokë. Dhe kjo detyrë zbatohet me përpiktmëri , edhe ai i jep një ultimatum popullit të Izraelit: “ Dilni nga Matrix ju që ndieheni femijë të Abrahamit”.
Bibla më flet gjithmonë për mesazherin e fundit të planetit tokë, ëngjellin e katërt të zbulesës 18, me fjalë shumë të ngjashme me ato që përdoren për profetin Elia dhe Joan Pagezorin.
Në fakt edhe mesazhi i tij per popullin e Zotit është:” Dil nga Matrix, ti që ndiehesh një fans i madh i Jezusit!”
Zoti do i japi një ultimatum të fundit planetit tokë! Dhe vetëm fale këtij ëngjelli/mesazheri populli i Zotit do rizgjohet, duke dale më në fund nga Matrix. Dhe vetëm falë këtij ëngjelli fansat e Jezusit (5 virgjëreshat e zgjuara) do ndahen nga fansat e Matrix ( 5 virgjëreshat mëndjelehta). Nga cila anë do më vendosi ky ëngjell? Nga ana e fansave të Jezusit apo nga ana e fansave te Matrix?