Ndërkohë që kishat bëhen gjithnjë e më të mëdha e fuqishme nga jashtë, të ashtuquajturit “besimtarë” largohen. Brenda këtyre katedraleve zëri çjerrës i liderave fetarë penetron në çdo kënd, përveç në zemrat e pak shpirtërave që akoma kërkojnë aty strehë e shpresë.

Unë vetë ndihem një i përjashtuar, një tradhëtar e një blasfemues. Por a është vërtet kjo shtëpia e Zotit të dashurisë që kam njohur që kur isha njè fëmi? Jezusi  a nuk ish i rrethuar në pëgjithësi nga prostituta e hajdutë… nga të përjashtuar si unë? A nuk i ofronte edhe atyre dashurinë dhe faljen e Tij, pëveç bukës dhe peshqve? Ku ish ndërkohë shumica e të urtëve të kohës së Tij, me Të apo kundër Tij?

A jam vërtet unë i përjashtuari, tradhëtari e blasfemuesi i Zotit Krijues?

Po, jam vërtet një i përjashtuar. Jam një qytetar pa shtëpi. Jam një skllav pa shpëtimtar. Jam një bir pa baba. Kjo është e vërteta e Matrix. Por e vërteta e vërtetë është, falë Zotit, komplet ndryshe!

Jezusi, Mjeshtri dhe lideri i të përjashtuarve, më thotë sot: ” I bekuar ti (për shkak të ngjashmërisë sënde me mua) do bëshesh shënjestra e “makinës së baltës” matrixiane, e cila, me gënjeshtra, do të përshkuajë si një të përjashtuar, tradhëtar të njerëzimit matrixian, një rebel gjak nxitës e të rrezikshëm. Në të njëjtën mënyrë kanë njollosur reputacionin e postjerëve të dërguar nga qielli përpara teje. Por ti kërce me gëzim, pasi në qiell të pret pavdekshmëria”. (shiko Mateu 5:11-12)

Çfarë mrekullie: jam një i përjashtuar që shpejt do mbajë një kurorë mbretërore në kokën e tij!