(heronj me erën kondra)
Ka nisur fushata elektorale e princit të Matrix. Programi i tij elektoral konsiston që të KONVEGJOJË gjithë njerëzimin drejt një spiritualiteti ku gjithshka dhe e kundërta e gjithshkaje përzihen në një mënyrë të pafytyrë. E vërteta, në e futur me zotësi (pra e kastruar), nuk prezanton asnjë problem…. përkundrazi, ajo është “zgjidhja”. Kështu kundërpozicioni mes “të mirës” dhe “të keqes”, koncepte tashmë të konsideruara volgare dhe prapambetura nga mendimi i “sofistikuar/evoluar” matrixian, zëvendësohet nga një KONVERGJENCË e këtyre dy të kundërtave në një sintezë sa satanike aq edhe inçestuoze. Bëhet fjalë për një KONVERGJENCË të gjithave “të vërtetave/besimeve/feve” në një sintezë demagogjike e boshe, e cila prezanton armën më tërheqëse e bindëse që do të më përgjumë në mënyrë të padukshme çdo kritikë.
Ja era e re e paqes dhe e vëllazërisë universale e krijuar pikërisht falë braktisjes të së mirës absolute e paraqitur nga krijuesi vetë, i cili me sa duket, sipas kësaj feje të re, ish pengesa e vërtetë e ngritjes dhe lirimit të qënies njerëzore.
Po vijnë ditë të errëta ku kush dëshiron të jetë integralisht i njëjtë me Jesusin do etiketohet si “DIVERGJENT” në Matrix. Por po vjen edhe momenti ku do shkëputet në mënyrë mbinatyrore një gur që do godasë themelet e Matrix, të ndërtuara hipokritisht nga një përzierje djallëzore të vërtetës me gënjeshtrën, duke i copëzuar në mënyrë të paimagjinueshme (shiko Danielin 2:34)
Barka ime ndjek pasivisht puhizën tërheqëse të KONVERGJENCËS universale, apo lihet të drejtohet nga itinerari me erën kondra të DIVERGJENCËS (në krahasim me modus viventi matrixian) të treguar nga Jezusi vetë?