Në Matrix ndiehet aroma e një DNA-je shpirtërore që ka ndryshuar në mënyre dramatike. Vetëm marrja frymë në Matrix më ben që të thith molekula të padukshme por rebele kundër Krijuesit dhe kodit të Tij gjenetik që më është kaluar shumë qart nëpërmjet dhjetë gjeneve të DNA-së së Zotit: Dhjetë urdhëresat që përmbahen në Eksodin 20.

Gjeni i parë: Në Matrix muzika nxjerr në pah zërin tim, moda nxjerr në pah imazhin tim, kërcimi nxjerr në pah sensualitetin tim, kinemaja nxjer në pah vështrimin, programet televizive nxjerin në pah talentin tim, rivistat nxjerin në pah trupin tim, reklamat nxjerin në pah dëshirat e mija, ndërmarjet nxjerin në pah karierën time… Me pak fjalë Matrix është shpërndarë e tëra rreth EGOs sime, e stimulon, e ngacmon, e drogon. Zemra e Matrix rreh me ritmin e një rebelimi të hapur dhe të pafytyrë kundër Krijuesit dhe kundër gjenit të tij parësor “Mos ki perëndi tjetër veç meje” (Eksodi 20:3). EGO-ja im çfarë vendi zë?

Gjeni i dytë: në Matrix traditat ekzaltojnë relikiet, fetë ekzaltojnë shenjtorët ose profetët, drejtuesit shpirtëror ekzaltojnë superioritetin e tyre… Me pak fjalë Matrix është zhvilluar si një shoqëri në të cilën krijesa zë vendin që i takon vetëm Krijuesit.

Zemra e Matrix rreh në ritmin e një rebelimi të hapur dhe të paftyrë kundër Krijuesit dhe gjenit të tij të dytë. “mos u gjunjëzo përpara skulpturave, as imazheve që janë aty në qiell ose këtu mbi tokë, as në ujrat nëntoksore” (Eksodi 20:4-5). Gjunjët e mija përpara kujt përulen?

Gjeni i tretë: Në Matrix zhvillohen luftra të përgjakshme në emer të Zotit përndiqen heretikë në emër të Zotit, skllavërohen masa në emer të Zotit, krijohen aleanca ushtarake në emer të Zotit, luftohen njerëzit e ndryshëm në emër të Zotit, nënshtrohen minoritetet në emër të Zotit, shpallen integralistë miqt e Zotit… Me pak fjalë Matrix është e drejtuar nga një elitë blasfemuesish.

Zemra e Matrix rreh në ritmin e një rebelimi të hapur dhe të pafytyrë kundër Krijuesit dhe gjenit të tij të tretë: “Mos e përmend emrin e Zotit, Zotëris tënd kot më kot” (Eksodi 20:7). Çfarë përdorimi bëjnë veprat e mija me emrin e Zotit?

Gjeni i katërt: në Matrix vërehen doktrina fëmijë të një kodi gjenetik të ndryshuar nëpërmjet krijimit të festave fetare, instiualizimi i festave, shpallje ditësh pushimi… më pak fjalë kalendari në Matrix është plot me krijesa të veshura si gjysëm perëndi.

Zemra e Matrix rreh në ritmin e një rebelimi të hapur dhe të pafytyrë kundër krijuesit dhe gjenit të tij të katërt:” Mba mend ditën e shtatë të pushimit për ta shenjtëruar” (Eksodi 20:8) të kujt janë fëmijë doktrinat dhe të vërtetat e mija ?