PËRPARA KRYQËZIMIT

Ashtu si Matrix që në të gjitha format e saj të plak, të shumton dhe e bën njeriun të dobët përpara kohe, e njëjta gjë ndodh edhe në botën shpirtërore të padukshme. Matrix është një virus degjenerativ progresiv” me gjithë zellin dhe diligencën e vet princi i Matrix është një qënie e lodhur, e shëmtuar dhe thellësisht e paknaqur nga vepra e vet. E keqia e ka shënuar përgjithmon. Kjo s’duhet të më bej të humb vigjilencën, nuk dua ta nënvlerësoj sepse reziku është gjithmonë në pritje. Vet Jezusi më fton të “ lutem dhe të vigjiloj për të mos rënë në tundim” (Mateu 26:41) sepse princi i Matrix ka zbritur drejt meje me tërbim të madh duke ditur që ka pak kohë”( Zbulesa 12:12)

“Nëse nuk je më mua je kundër meje” më thotë pa lojra fjalësh Jezusi (Mateu 12:30)
Nuk kam të drejtë të mos zgjedh ose të abstenoj, sikur kjo luft kundër së mirës dhe së keqes, midis Jezusit dhe princit të Matrix nuk ka të bëjë më mua. Jezusi vdiq për mua dhe bashk më ËNGJËJT e Tij po lufton për mua. Po pikërisht për mua! Ta shtyj këtë vendim do të thotë që jam kundër Jezusit dhe simpatizoj ËNGJËLLIN rebel. Dua të jem i vetëdijshëm për këtë të vërtet që vet Jezusi do të më transmetoj në këtë moment. Jam përpara kryqëzimit të jetës sime…