Përse je një fan i Jezusit?
Gjatë jetës së Jezusit në ketë botë, shumë persona e kërkonin për objektiva jo shportërore, por për të përfituar bukë e peshq, pra vantazhe materiale. Ndër ata që e ndiqnin shumë ishin të tërhequr nga merkullitë, shërimet e nga shpresa e një mbretërie tokësore. Ata nuk e kishin kuptuar mirë kuptimin e thellë shpirtëror të misionit të Jezusit në tokë. Jezusi, në fakt, u tha atyre të mos kërkonin “ushqimin që nuk ngop” por “ushqimin që të ngop përgjithmonë”. Më pas shtoi që AI ish “buka e jetës”.
Po qe se do ish e mundur të fitoje bashkë me Jezusin edhe vantazhe materiale, masa oqeanike do vendosnin ta ndiqnin, por Jezusi nuk do një Fan Club që është i shtyrë nga këto motivazione.
Ashtu si ushqimi nuk mund të na japë përmirësime po qe se nuk e hamë dhe e tresim, ashtu edhe Jezusi nuk ka asnjë vlerë për ne po qe se kemi për të një njohuri teorike. Asimilimi i Jezusit… “bukës së jetës”… çon në një jetë christian style.