Sipas shumë feve/filozofive (New age e maya in primis) koha është ciklike e ka një fillim e një mbarim. Bota rotullohet pa papushim si një spirale. Kjo mënyrë

e të kuptuarit të kohës si një cikël i pafund i ofron kozmit mundësinë të zhvillohet e të përmirësohet në mënyrë kostante drejt pafundësisë… NIRVANËS.

Sipas krishtërimit historia e botës zhvillohet në një periudhë kohe të limituar nga Zoti. Në fillim të kësaj periudhe kohore gjej Zotin, që në madhështinë e tij krijoi kohën e hapsirën. Në fund të kohës gjej gjithmonë Zotin, që i jep fund historisë së kësaj bote ma anë të kthimit të Jesuit.

Pikërisht Jesui më thotë: “Ja jam duke ardhur e me vete do kem shpërblimin për tja dhënë secilit sipas veprave të tij. Unë jam alfa e omega, i pari dhe i fundit, fillimi e fundi. Jashtë magjistarët…

e çdokush që do e praktikon gënjeshtrën”(Apokalipsi 22:12-15).

Nga cila anë gjendem unë, nga ana e fanëve të Jesuit o nga ana e magjistarëve? Në jam nga ana e Jesuit, atëherë pres kthimin e tij