Fitorja ishte e sigurt, madje e arkivuar.

Princi filloi t’i kthente shpinën i sigurtë që nuk do ta shihte më kurrë.

Përleshja ish zhvilluar pa rregulla dhe kufizime nga ana e tij dhe rezultati dukej se e jepte fitues. Kundërshtari i tij më i madh e i fuqishëm (megjithëse i panjohur për shumicën) lëngonte nga dhimbjet e shkaktuara me ligësi nga ai që kish ardhur të zëvendësonte.

Të zëvendësohej ai? Nga ky njeri i mjerë? Dikush pa asgjë të veçantë? Çfarë kishte parë Krijuesi tek ai? Banaliteti më absolut në krahasim me krijesën më të ndritur dhe madhështore të krijuar ndonjëherë.

E megjithatë, për të mundur këtë hiç në luftimin trup më trup, iu desh të përdorte goditje të ulëta famëkeqe, duke zbuluar kështu pabesinë e tij më të pafytyrë dhe frikacake.

Si ish e mundur një situatë e tillë? Mjeshtri i madh që lufton kundër një njeriu dhe përdor  gjithë forcën e tij, gjithë përvojën mijëvjeçare dhe gjithë ligësinë e tij për të mundur një rast që dukej një sfidë e parëndësishme, por që ditë pas dite po e lodhte dhe e konsumonte gjithnjë e më shumë aq sa dukej se plaktej më shpejt se njerëzit?

Nuk është e nevojshme të thuhet që ky lajm bëri xhiron e ferrit në një kohë shumë të shkurtër dhe e gjithë ushtria e demonëve dhe djajve besimtarë të verbër të tij u mblodhën rreth të dyve që luftonin. Njëri me një transparencë dhe korrektësi vërtet çarmatosëse (në kufirin e naivitetit), ndërsa komandanti i tyre i përgjithshëm, duke gulçuar gjithnjë e më shumë në mënyrë të dukshme, përdori çdo mjet (të ligjshëm dhe të paligjshëm) për të hequr qafe një kundërshtar që e kish konsideruar qesharak, madje joekzistent, por që tani po e tallte atë, Supremin.

Një xhuxh i ngathët dhe vdekjeprurës që e tallte … ish vërtet shumë edhe për besimtarët e tij.

Nuk mungonte askush që nga shpirtrat e mallkuar deri te zogjtë e neveritshëm. Ishin të gjithë duke shikuar skenën e pabesueshme, të tmerrshme … një mundim pafund.

Si ish e mundur që ata që ishin mjeshtrat e mundimit që bëheshin viktima të mundimit më të errët dhe më të zi? Dëshpërimi tani jo vetëm që mbulonte fytyrën e kampionit të tyre, por nuk kurseu as ata.

A ishte ky fundi i paralajmëruar për mijëvjeçarë nga profecitë biblike? Ajri ishte elektrik.

Princi, në përpjekjen e tij të fundit, tërhoqi kundërshtarin e tij me vete në ferr. Ky mjedis armiqësor që i merte frymën çdo njeriu duhet t’i jepte një avantazh e kështu mund të çonte kundërshtarin e tij te dërguesi.

Kështu, ferri i përfshiu të dy si një vrimë e zezë. Nuk dëgjohej e shikohej asgjë.

E gjithë ushtria e shpirtrave dhe demonëve mbajti frymën, duke pritur (akoma të bindur) që udhëheqësi i tyre së shpejti do rishfaqej fitues.

Por fytyra që u shfaq nga ajo vrimë e zezë e quajtur ferr bëri që gjaku tu ngrinte në vena: ishte njeriu i mallkuar i cili, për t’u kthyer nga ferri ku mbahej i burgosur, i lidhur me zinxhirë dhe i torturuar, kishte thyer me duar zinxhirët e çelikut, pastaj duke kapur kollonat e traun e portes se ferrit i kish shkukur dhe e kish vënë mbi shpatulla dhe e kish sjellë në majë.

Askush nuk ishte kthyer kurrë nga ferri, askush. Por tashmë ish e mundur!

E tani që porta e ferrit ish shkulur, sa njerëz të tjerë do liroheshin duke ndjekur shembullin e tij?