“Kam bërë një pakt me të zgjedhurin tim; i bëra këtë betim shërbëtorit tim të fundit:
Do t`i vendos pasardhësit e tu përjetë dhe do të ndërtoj fronin tënd për të gjitha brezat.

Ndihmova një të fuqishëm, përlëvdova një të zgjedhur nga populli.
Gjeta shërbëtorin tim të fundit, e vajosa me vajin tim të shenjtë;
Dora ime do ta përkrahë me vendosmëri dhe krahu im do ta forcojë.
Armiku nuk do ta shtypë dhe i ligu nuk do ta pikëllojë.
Do të asgjesoj para tij armiqtë e tij dhe do të godas ata që e urrejnë.
Besnikëria ime dhe mirësia ime do të jenë me të, dhe në emrin tim do të bëhet i fuqishëm.
Do ta shtrij dorën e tij mbi detin dhe dorën e djathtë të tij mbi lumenjtë.
Ai do të kërkojë ndihmën time, duke thënë: “Ti je Ati im, Perëndia im dhe Kështjella ime e shpëtimit”.
Do ta bëj gjithashtu të parëlindurin tim, më të shkëlqyerin ndër mbretërit e dheut.
Do të përdor mirësi ndaj tij përjetë, dhe besëlidhja ime me të do të mbetet e qëndrueshme.
Do t`i bëj gjithashtu pasardhësit e tij të përjetshem dhe fronin e tij si ditët e qiejve.
Jam betuar një herë për shenjtërinë time dhe nuk do ta gënjej shërbëtorin tim të fundit:
pasardhësit e tij do të jenë përjetë dhe froni i tij do të jetë si dielli para meje,
do të jenë të qëndrueshëm si hëna, dhe dëshmitari në qiell është besnik.”
(shih Psalmin 89: 3-4, 19-37)