Siç është e ditur ligji i Zotit ,pra dhjetë urdhëresat të cilat Zoti i dha krijesës se tij nëpermjet sherbetorit të tij Moisiut, mund ti gjej në librin e dytë të yllit polar (Bibla) né kapitullin Dalja 20.

Por një fansi të kujdesshëm të Jezusit nuk i shpëton pa vënë re çfarë ka thënë Jezusi , biri i Zotit mbi këtë ligj që ju dha Moisiut. Ai nënvizon në Mateu 5:17 që nuk ka ardhur për ta hequr këtë ligj po për ta përmbushur. Pra ligji i Zotit është akoma i vlefshëm dhe nuk është hequr. Por në të njëjtën kohë kuptoj që pa Jezusin ky ligj nuk ishte i plote. Ai e ka plotësuar. Në fakt Jezusi nuk i heq asnjë urdheres por shton të tjera. Për shëmbull, vetëm ca vargje më pas (në v.22) Jezusi më shpjegon qe jo vetëm që nuk duhet të vras të afërmin tim, por nuk duhet ti uroj as të keqen. Por urdhëresat e Jezusit bëhen akoma më radikale kur arrin të pohoj se duhet ta dua tjetrin si veten time, pa përjashtuar armiqtë e mi! Një fans i përulur dhe i sinqert i Jezusit në këtë pikë duhet të kuptoj që nuk është akoma një i krishter që ndjek me të vërtet ligjin e tij të plotë, po vetëm një varr i bojatisur, e thënë me fjalë të tjera një fans që është në gjumë në Matrix. Dhe vetëm tani kuptoj që mbrojtë si i ligjit hyjnor është vetëm ai që ka karakterin e Jezu Krishtit ne 360° (Gjoni 1:18) sepse ligji i plotë i Zotit është në të vërtet fytyra morale (karakteri )e atit Zot, e Zotit bir dhe e shpirtit të shenjte dhe jo një list me 10 gjëra që duhen bërë dhe që sduhen bërë! Vetëm duke u bërë i ngjashëm me Jezusin né 360° do dal me të vërtet nga Matrix!!!

A kam unë përulesin që të pranoj që jam akoma në një gjumë të rënd në Matrix dhe a e ndjej unë me të vërtet dëshirën që ti afrohem krijuesit tim të dashur apo ndjehem që tani plot krenari një mbrojtës i ligjit perfekt të Zotit?