Princi i Matrix, i cili para Krijuesit të Plotfuqishëm e di se është vetëm pluhur, fsheh pavlerësinë e tij pas një fasade dhune, mizore dhe të ligë. Gjithshka veç për tu dukur i fortë. Në fakt bëhet fjalë veç e një shfaqje dobësie nga ai që nuk ka guxim të reflektojë, të shpresojë, të dojë … pra të ndryshojë drejtimin e jetës së tij.

Në mënyrë të ngjashme joshja e së keqes nuk është tjetër veçse një iluzion i të dobëtit që në dhunë ndihet i fortë. Dhe më shumë ushtria e të dobëtit rritet, aq më shumë ky iluzion josh në një mënyrë mashtruese edhe shumë të vetëquajtur tifozë të Jezusit. Në fund të fundit është joshja e shpirtit rebel.

Të vrasësh e shkatërosh të afërmin tënd janë akte kundër krijimit të Zotit dhe kundër vetë jetës. Dhe duke qenë krijimi hyjnor i themeluar mbi respektimin dhe mbrojtjen e jetës dhe mbi dashurinë e ndërsjelltë, e keqia preferon ti japë botës një formë në imazhin dhe ngjashmërinë e dobësisë së saj, në vend që ti afrohet të Mirës. Banaliteti i së keqes është ende çelësi për të kuptuar barbarizmat e kryera nga shoqëria ime post-moderne.

Por e Mira është e fortë, tepër e fuqishme … e pamposhtur! E keqja është e dobët, banale … vdekjeprurëse. Dhe vdekja do ta gllabërojë atë, ndërsa e Mira do të mbretërojë supreme për gjithë përjetësinë.