Tek lexoj Biblën dhe Ungjijtë që flasin për jetën dhe mesazhin e Jezusit,  nuk kuptoj vërtet se sa rivolucionar e riformist misioni i tij ishte në ato kohë. Sot gjithshka duket si normale dhe e qartë . Megjithatë, ADN-ja e tij revolucionare u sulmua dhe u  infektua nga një kancer fetar i mçefët  që e bën të padukshëm edhe në sytë e popullit të Perëndisë të kohës sime.
Revolucioni i Jezusit u bazua në tri shtylla, ndaj të cilave tashmë nuk ka mbetur përveçse pluhuri:
1) Eliminimi i sakrificave -> edhe sot në Matrix populli i Perëndisë ekzalton aq shumë ndjekjen e rregullave doktrinore sa errëson shpëtimin me anë të hirit të predikuar nga Jezusi!
2) Eliminimi i tempullit -> edhe sot në Matrix populli i Perëndisë ka rindërtuar tempullin e shkatëruar nga Jezusi, jo me çimento dhe gurë, por me emërtimin fetar të quajtur plot krenari porta e qiellit!
3) Heqja e kastës priftërore -> sot edhe në Matrix populli i Perëndisë ka rindërtuar me shkathtësi kastën priftërore, duke ridimensionur  mandatin e madhërishëm që Jezusi ia besoi gjithë fanëve të tij, të thëritur për të qenë priftërinj autentikë në Matrix!
U infektova edhe unë nga ky kancer fetar që po tredh, nga krijesa, thirjen priftërore që më drejtoi Krijuesi im Shpëtues?