Fjala që identifikon më mirë epokën martixiane është “Post-Truth” (pas – vërtetësi), duke e definizuar atë si më poshtë: “epokë në të cilën faktet  objektive e të vërtetë ndikojnë shumë më pak në formin e opinionit publik në krahasim me bindjet personale të bazuara në konceptet subjektive dhe emocionale. “ Por çfarë është e vërteta? Cilat janë kriteret e diskriminit në mes të vërtetës dhe të rremes që unë mund të zotëroj kur lexoj një gazetë, kur unë jam në social network, ose kur bisedoj me miqt e mi?

Njohuria për një kohë të gjatë ka qenë e rezervuar për elitat. Që në kohën e Jezusit, dy mijë vjet më parë, për të ditur “të vërtetën” duhej të shkoje në shkollat e udhëheqësve fetarë të asaj kohe, dhe sot gjërat nuk kanë ndryshuar shumë. Në fakt, në një botë me dendësi të lartë informacioni, në mënyrë paradoksale varësia ime mbi të tjerët për të filtruar të vërtetën nga gënjeshtra është edhe më e madhe. Informacioni qarkullon sot për arsye që pak kanë të bëjnë me të vërtetën, por shpesh i nënshtrohen pushtetit, që i manipulon dhe shtrembëron për të konsoliduar supremacinë e tij.

Por kujt i intereson realisht e vërteta? Edhe unë kënaqem duke ndjekur ujëvarën e informacioneve duke besuar qorazi në diçka vetëm se e besojnë të gjithë o se ndjek atë lider o autoritet, apo përdor inteligjencën e analizën kritike që më ka dhuruar Krijuesi im, përveç lutjes dhe fjalës së Zotit?

Rruga e gjerë dhe në zbritje vazhdon të tërheqë mazhorancat e çdo kohe, dhe e mbi të gjitha ato të erës “Post – Truth”. Nuk është një rastësi që ylli polar i fanëve të vërtetë të Jezusit, Bibla,  më thërasin që të hyj në portën e ngushtë, pasi e gjerë është deta dhe hapsinore rruga që të çon të humbësh, e të shumtë janë ata që hyjnë në të. Ndërkohë e ngushtë është porta dhe e tatëpjetë rruga që të çon drejt jetës, e pak janë ata që e gjejnë. (shiko Mateu 7:13-14)

E vërteta nuk është lehtësisht e arritshme, por shpesh është rezultat i kërkimeve të gjata dhe të komplikuara e reflektimeve. Dhe që Matrix nuk do të përdorë kurrë të vërtetën si aleati i tij mund të jem i sigurtë. Atëherë bëhet jetësore  rëndësia  për të gjetur yllin tim polar  sipas të cilit mund të orientohem në detin e madh të informazionit. Kush është ylli im polar për të dalluar të vërtetën nga e rremja?