Imazhi moral i SHKRUAR nga Zoti (dhjetë komandesat që gjenden në Eksodi 20) vjen me lehtësi  e vazhdimisht  e keq interpretuar nga krijesa në përgjithësi  e biles edhe nga populli i tij. Në fakt  në kohërat që jetoi Jesui, besimtarët i ndiqnin fjalë për fjalë këto komandesa të shkruara, po në fakt ishin vite drite larg nga vullneti i Zotit e nga imazhi i tij moral. Jesui vetë i apostrofon keta lidera fetare të kohës së tij si “varre të lyer”, të cilët nga jashtë ngjajnë të bukur, por brenda janë plot me kocka të vdekurish  plot dekompozim. (Mateu 23:27).

Jesui më shpjegon më mirë komandesën “mos vrit”: Mateu 5:21-22

”ju keni dëgjuar se ju ësht thënë nga antikët: “mos vrit: kushdo që do ketë vrarë do i nënshtrohet gjyqit”; po unë ju them: kushdo që inatoset kunder vëllait të tij do i nënshtrohet gjyqit; e kush do i ketë thënë vëllait : “Budalla” do i nënshtrohet sinedrit; e kush do i ketë thënë “i Çmendur!” do dënohet ne xhenën e flaktë.

Ndaj, edhe urrejtja e inati kundër të afërmit tim nënkuptohen në këtë komandesë, e jo vetëm vrasja materiale. Nuk mund ta kuptoj në qoftëse i besoj vetëm kuptimit letrar të fjaëve të shkruara në dhjetë komandesat. Në fakt Jesui shkon akoma më tej, duke më shpjeguar sensin  e thellë e të vërtetë të komandesave, pra imazhin e vërtetë të Zotit Baba. Me fjalë të tjera, Jesui do të më nxjerri nga Matrix duke bërë një dallim nga ndjekja fallco e jashtëme e ligjit të Zotit dhe nga jeta e brendëshme koerente me shembullin e Tij. Vetëm kush është brenda si Jesui, sjell jashtë  frytet e vërteta christian style… pra nuk vret realisht!