“Kështu thotë Krijuesi, ZOT:
Ti i vije vulën perfeksionit, ishe plot dituri dhe me një bukuri perfekte;
ishe në Eden, kopsht i Perëndisë; ishte e mbuluar me çdo lloj gurësh të çmuar.
Tambure dhe flauta ishin në shërbimin tënd, të përgatitur ditën që u krijove.
Ti ishe një kerubin i vajosur, një mbrojtës.
Unë të kisha caktuar, të kisha vënë në malin e shenjtë të Perëndisë, ecje në mes të gurëve të zjarrtë.
Ti ishe i përsosur në rrugët e tua qysh nga dita që u krijove, deri sa nuk u gjet në ty perversioni.
Nga shkaku i bollëkut të keqbërjes sënde, çdo gjë në ty u mbush me dhunë, dhe kështu u korruptove;
prandaj unë të përzë, si një i huaj, nga mali i Perëndisë dhe do të zhduk, o kerubin mbrojtës, nga mesi i gurëve të zjartë.
Zemra jote u krekos për bukurinë tënde; ke korruptuar diturinë tënde për shkak të shkëlqimit tënd; Unë do të hedh për tokë, po të jap si spektakël për mbretërit.
Me ligësinë tënde të pafund, me pandershmërinë e veprimit tënd ti ke përdhosur gjithçka që është e shenjtë; Prandaj unë do krijoj rreth teje një zjarr që do të përpijë të trasformojë në hi mbi tokë, përpara syve të atyre që të shohin.
Gjithë ata që të njihnin në univers ngelin pa fjalë kur të shohin; je bërë objekt llahtari e nuk do të ekzistosh më. ”

(Version C-style i Ezekieli 28: 12-19)