Shërbëtori i fundit i të Plotfuqishmit është i pandalshëm.
Ja, e shoh në horizont teksa shfaqet i veshur me një armaturë të shkëlqyeshme dhe në të njëjtën kohë të lebetitshme për fuqinë që rrezaton dhe frikën që trazmeton.

I fundit i shërbëtorëve është komplet i trasformuar aq sa nuk njihet më. Po, fytyra dhe pamja janë të tijat, ashtu edhe buzëqeshja. Por çdo gjë tjetër është më e madhe,  e fuqishme e pafundësisht më e lavdishme.
Deri në pikën ku gjithë forcat e principatave të së ligës dhe fuqitë e së keqes sikur treten përpara tij. Arroganca e tyre është zhdukur plotësisht dhe agresiviteti i tyre i pacipë është shndërruar në një pëshpëritje, si dhe zëri i tyre i mprehtë në një belbëzim. Frymëmarrja e tyre bëhet e vështirë dhe çdo pore e tyre nis të djersisë derisa pikon gjak. Terrori është gdhendur në fytyrat e tyre dhe bebëzat e syve janë aq të zgjeruara sa duken sikur janë një hap nga të fikët. Ata nuk e kuptojnë, pasi frika i ka hequr pikën e fundit të qartësisë, por zemra e tyre sapo ka ndaluar së rëni: infarkti është në zhvillim e sipër.
Po, pasi zemra e tyre rrahëse përfaqësohet nga komandanti i tyre i përgjithshëm, ai që me madhështinë dhe bukurinë e tij rrënjonte te ta ndjenjën e rreme të fitores dhe të flotfuqishmërisë. Por zemra e tyre pulsante ka ndaluar së mbushuri me energji jetike gjithë perandorinë Satanike, e u kthye në xhelatin e tyre. Burimi i tyre (por vetëm në dukje!) i jetës që dekreton fundin e të gjithëve.
E vërteta tani ka dalë në sipërfaqe dhe gjithçka është e qartë para syve të çdo krijese të gjallë. Ai që premtoi ngritje, lavdi dhe pavdekësi nuk është gjë tjetër veçse një mashtrues gënjeshtar që nuk mund të shpëtojë as veten. Ndriçimi i vërtetë është ky: të gjithë tani e pranojnë se ai përfaqëson uljen dhe asgjësimin më poshtërues që mund të imagjinohet.
Ai që dukej si një shërbëtor i parëndësishëm i Krijuesit, tani shquhet si një luftëtar gjigant para tyre. Dhe habija arrin kulmin kur vërejnë se ai që kishin konsideruar një hiç i ngjan shumë shkëlqimit të lashtë të “Mjeshtrit të Madh” të tyre, biles e kalon atë në gjithçka. Por ndryshe nga udhëheqësi i tyre, ky shërbëtor i të Plotfuqishmit mbeti i vogël, shumë i vogël në egon e tij me një përulësi e butësi, e pa më të voglin shenjë gëzimi dhe shpirt hakmarrjeje vëzhgon vetëshkatërrimin e tyre.
është kjo krijesa e pandalshme dhe e pamposhtur për të cilën profecitë e lashta biblike kanë folur për mijëvjeçarë: më i vogli nga vëllezërit, ai që kuptoi vërtetë se vetëm Krijuesi, Zoti i Plotfuqishëm, mund të bëjë gjithçka dhe se askush nuk mund ta pengojë Atë të zbatojë planin e Tij (shih Jobi 42:2), ai që u tregua më i përuluri nga të gjithë.

Kjo është rilindja e racës njerëzore që gjen vulën e saj hyjnore kur kthehet në imazhin dhe ngjashmërinë e Perëndisë Bir Jezus dhe të Atit që është në qiell.