Në simbolizmin mesjetar, njëbrirëshi përshkruhej si një kafshë e vogël (për të përfaqësuar përulësinë), por e pathyeshme. I ngjashëm në pamje me një kalë të bardhë, simbol i fisnikërisë dhe pastërtisë, ai ishte pajisur me një bri të gjatë në mes të ballit si simbol i depërtimin të hyjnores në krijesë. Duke kombinuar fuqinë e shpatës hyjnore me pastërtinë e një manteli të papërlyer (simbol i një karakteri të përsosur), njëbrirëshi përfaqëson qënien njerëzore të vogël, të përulur dhe të brishtë të frymëzuar dhe forcuar nga Krijuesi i tij. Kafsha mitike simbolizon metamorfozën e karakterit të krijesës në imazhin dhe ngjashmërinë e karakterit të përsosur të Krijuesit të saj.

“O botë, më dëgjo! Popuj të largët, kini kujdes! Zoti më ka thirrur që nga lindja ime, ka shqiptuar emrin tim në barkun e nënës sime. Më bëri gjuhën si një shpatë e mprehtë, më fshehu nën hijen e dorës së tij; më dha një bri të mprehtë dhe më tha: “Ti je njëbrirëshi im i parë, nëpërmjet teje do të shfaq lavdinë time”.
Por unë thoja: “Më kot jam munduar; më kot dhe për asgjë e kam konsumuar forcën time; por sigurisht, e drejta ime është te Krijuesi im, shpërblimi im është te Zoti im.”
Tani flet Zoti Krijuesi që më formoi që nga barku i nënës sime për të qenë njëbrirëshi i tij i parë, për të rikthyer dhe për të mbledhur të gjithë fanët e Tij rreth tij. Unë jam i nderuar në sytë e babait tim, Zoti im është forca ime.
Ai më thotë: “Është shumë pak që ti je shërbëtori im për të ringritur fanët e mi e për të sjellë tek unë të mbijetuarit e Matrix. Megjithatë, dua të të bëj bartësin e dritës sime në të gjithë kombet, mjetin e shpëtimit tim tek katër anët e dheut”.
Kështu i flet i Plotfuqishmi njëbrirëshit që është i përbuzur nga njerëzit, i urryer nga kombi, skllav i arkitektëve të ndritur matrixianë: “Mbretërit do t’ju shohin dhe do të ngrihen; princat gjithashtu e do të përkulen, për shkak të Krijuesit të Plotfuqishëm që të ka zgjedhur. Në kohën e hirit do të të dëgjoj, në ditën e shpëtimit do të të ndihmoj; Unë do të ruaj dhe do të bëj besëlidhjen e njerëzve, për të ngritur krijimin tim, për t’i kthyer krijesat e mia në zotërim të trashëgimive të shkatërruara, për t’i thënë të burgosurve: “Dilni nga Matrix” dhe atyre që janë në errësirë: “Kthehuni drejt dritës!” (shih Isaia 49: 1-9)
Ky njëbrirësh i parë (por jo i vetmi!) i përulur dhe i pathyeshëm do të përgatisë rrugën për ardhjen e Perëndisë Birit Jezus, të vetmit Mbret të vërtetë.
Amen.