E ti shërbëtori im që vetë të zgjodha e të mora nga skaji i botës, që të thirra prej viseve të largëta e të thashë: “Ti je i përzgjedhuri im” në fakt unë të zgjodha e nuk të përbuza. Mos druaj se me ty jam, mos e humb zemrëm, sepse unë jam Ati yt dhe Perëndia yt; do të bëj të fortë, do të ndihmoj e do të përkrah me të djathtën e drejtësisë sime. Ja, do të turpërohen e do të skuqen të gjithë kundërshtarët ty; do të jenë si të mos ishin e do vdesin; do t’i kërkosh e s’do t’i gjesh. Ata që të sulmuan nuk do të ekzistojnë më; sepse jam unë Zoti, Hyji yt, që të marr për dore e të them:

“Mos druaj e mos u dorëzo sepse unë do të bëj fitimtar!”
Isaia 41: 8-13
14 Mos u tremb, o Jakob, krimb, o mbetje e Izraelit. Unë do të të ndihmoj” ‑ thotë ZOTI, Shpëtimtari yt, Shenjti i Izraelit. 15 Ja, unë të bëj një shirëse të re me dhëmbë të mprehura; ti do të shish malet dhe do t’i katandisësh në pluhur, dhe do trasformosh kodrat në byk. 16 Ti do t’i frysh, era do t’i çojë larg dhe shakullima do t’i shpërndajë; por ti do të gëzohesh te Zoti dhe do të përlëvdohesh tek i Shenjti i Izraelit. 17 Të mjerët dhe të varfërit kërkojnë ujë, por nuk ka; gjuha e tyre u është tharë nga etja; Unë, Zoti do t’ua plotësoj dëshirën; unë, Perëndia i Izraelit, nuk do t’i braktis.18 Do të bëj që të dalin lumenj mbi kodrat e zhveshura dhe burime në mes të luginave; do ta bëjë shkretëtirën një liqen uji dhe tokën e thatë burim ujërash.19Do të mbjell në shkretëtirë kedrin, akacien, mërsinën dhe ullirin, do të mbjellë në tokat e shkreta qiparisin, vidhin dhe bredhin bashkë, 20 me qëllim që ta shohin, ta dinë, ta konsiderojnë dhe ta kuptojnë të gjithë tok
se dora e ZOTIT e ka bërë këtë gjë dhe i Shenjti i Izraelit e ka krijuar.
Isaia 41: 14-20
Zoti vetëm është ai që shpëton Izraelin (Lp 7: 6-9; 1S 12:22) (Is 48:20; 51: 10-11; Gr 32: 36-38) 1 Por tani kështu flet ZOTI, Krijuesi yt, o Jakob, ai që të ka formuar, o Izrael! Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua. 2 Kur do të kalosh përmes ujërave unë do të jem me ty, ose do të kalosh lumenjtë, nuk do të të mbytin; kur do të ecësh nëpër zjarr, nuk do të digjesh dhe flaka nuk do të të konsumojë. 3 Sepse unë jam ZOTI, Perëndia yt, i Shenjti i Izraelit, Shpëtimtari yt. Kam dhënë Egjiptin si çmim për shpengimin tënd, Etiopinë dhe Seban për ty. 4  Sepse ti je i çmuar në sytë e mi, je i nderuar dhe unë të dua, unë jap njerëz për ty dhe popuj në këmbim të jetës sate.5 Mos ki frikë, sepse unë jam me ty; do të t’i sjell pasardhësit e tu nga lindja dhe do të grumbulloj nga perëndimi. 6 Do t’i them veriut: “Ktheji”, dhe jugut: “Mos i mbaj”. Bëj që të vijnë bijtë e mi nga larg dhe bijat e mia nga skajet e tokës,7  tërë ata që quhen me emrin tim, që kam krijuar për lavdinë time, që kam formuar dhe bërë gjithashtu”.
Isaia 43: 1-7
19 Ja, unë po bëj një gjë të re; ajo do të lëshojë degë; nuk e njihni? Po, do të hap një rrugë në shkretëtirë, do të bëj që lumenjtë të rrjedhin në vendet e vetmuara. 20 Kafshët e fushave, çakajtë dhe strucat do të më përlëvdojnë, sepse do t’i jap ujë shkretëtirës dhe lumenj vendit të vetmuar për t’i dhënë të pijë popullit tim, të zgjedhurit tim. 21 Populli që kam formuar do të shpallë lëvdimet e mia.
Isaia 43: 19-21