Ylli im i polar më paralajmëron se lufta ime nuk është kundër racës njerëzore, por kundër sunduesve të Matrix, forca shpirtërore të liga që janë në vendet qiellore. (shih Efesianëve 6:12) Po, një luftë kundër racës njerëzore  vazhdon që nga krijimi i prindërve të parë, Adami dhe Eva, e është një luftë me natyrë shpirtërore.

Jo vetem kaq! Kundërshtari im është komandanti i tyre, djalli, i cili, sipas Yllit tim të pagabueshëm polar, Bibla, shkon rreth e rrotull si një luan që ulërin duke u përpjekur të më përpijë. (shih 1 Pjetrit 5: 8)
Të gjithë adhuruesit e Jezusit kanë pasur, kanë dhe do të kenë, si Mjeshtri i tyre dy mijë vjet më parë në shkretëtirë, një takim me vetë djallin ose me shërbyesit e tij. Ky përballim deri në pikën e fundit të gjakut është e pashmangshëm. Dhe vetëm një do dalë fitimtar.
Duket si një betejë e humbur që në fillim, por nuk është aspak kështu. Princi i Matrix e di shumë mirë këtë… shumë mirë. Kjo është arsyeja përse ai përpiqet në çdo mënyrë që të humbas këtë takim jetësor për mua dhe për pavdekësinë e premtuar nga Krijuesi ashtu siç ia kishte premtuar Adamit. Frika është arma e tij kryesore.
Por nuk dua ta humbas këtë takim, sigurisht jo shumë të këndshëm, por me rëndësi jetike. Nuk dua ta humbas sepse nuk dua të uzurpohet trashëgimia ime nga ky hajdut gënjeshtar. Unë do të përballem me princin e errësirës me fytyrë të zbuluar dhe pa ndonjë pasiguri, së bashku me të gjithë demonët e tij, pikërisht ashtu si Davidi shumë i ri u përball me Goliatin gjigand, dhe fitorja do të jetë e imja. Po, e dëgjove mirë, unë do të dal fitimtar sepse i Plotfuqishmi më premtoi se do të më vendoste në krye e jo në bisht … Do të jem gjithnjë lart, dhe kurrë në fund. (shih Deutoronomi 28:13)

Unë do t’i rezistoj princit të Matrix, djallit , dhe ai do të ikë me vrap nga unë! Kjo profeci është shkruar bardh e zi në Fjalën e Zotit te Jakovi 4: 7 dhe unë do të jem ai që do ta realizoj. Dhe asnjë djall ose demon nuk mund të më rezistojë (shih Joshua 1: 5a). E ashtu si koka e Goliatit u rrotullua pa jetë nga trupi i gjigandit, edhe principatat, pushtetet e forcat shpirtërore të së keqes do mbeten jetime nga udhëheqësi i tyre.