Sulmi i fundit i bartësit të errësirës

Përhapja e relativizmit moral është një qëllim thelbësor për princin e Matrix dhe për strategjinë e tij të shkatërimit nga brenda të krijesës krijuar në imazhin e shëmbylltyrën morale të Krijuesit. Nëse bartësi i errësirës arrin të bindë mua dhe të gjithë shoqërinë se vetëdija mund të injorohet dhe se porositë hyjnore morale në fakt janë “subjekt interpretimit dhe /ose ndryshimi”, mund të gjejë mënyrën për të justifikuar dhe për të racionalizuar çdo makinacion moral … në fillim të vogël e më pas gjithnjë e më të mëdh, deri sa të përmbysë totalisht ekuilibrin e vendosur nga Zoti mbi krijesën e Tij. Dhe sa më shumë e keqia bëhet e ngjashme me të mirën, dhe e mira e ngjashme me të keqen, aq më shumë unë krijesa humb busullën e ngulitur brenda meje në mënyrë hyjnore. Dhe nga aimoment e liga mbretëron supreme. Kjo është certifikata e lindjes së “Matrixit të madh”. Kështu shoqëria ime bëhet tana e demonëve, streha e çdo fryme të ndyrë, skuta e çdo shpendi të ndyrë dhe neveritshëm të profetizuar nga ylli im polar. (Shih Zbulesa 18: 2)

Relativizmi moral matrixian më sygjeron në fillim dhe imponon me kalimin e kohës, se koncepte si e vërteta dhe e mira nuk janë gjë tjetër veçse “sfumatura gri”. Kjo është totalisht falco! Ndërgjegjia më imponon të dalloj/kuptoj dy faqet e çdo situate, dhe të veproj sipas asaj që ndiej se është e drejtë, duke pasur parasysh rrethanat dhe mësimet e trasmetuara nga ylli im polar. Kjo do të thotë se e zeza dhe e bardha ekzistojnë pa dyshim, dhe se ekzistojne koncepte absolute tepër ekzakte. Duke mos mohuar praninë brenda meje e në shoqërinë time sfumatura gri pa fund, ka gjithnjë një mënyrë të drejtë dhe një të gabuar.

Vetëm një burri “të dehur” i pëlqejnë gjithë drejtimet, duke mos qenë në gjendje të vlerësojë se ku e çojnë. Dhe ja rastësisht, shoqëria e ditëve të fundit, pak para kthimit të lavdishëm të Jezusit, është e përshkruar si i dehur dhe e turbullt … në një lloj dehje shpirtërore dhe turbullim mendor i prodhuar nga doza e tepruar e “verës”. Pasi gjithë kombet pinë nga vera e prostitucionit të saj, dhe mbretërit e dheut me të u kurvëruan, dhe tregtarët e dheut u pasuruan për shkak të bollëkut të luksit të saj. “ (Zbulesa 18: 3)

Por, duke parashikuar me mijëvjeçarë ardhjen e relativizmit moral matrixian, ylli im polar më jep një këshillë jetësore: Jini të matur, mbikqyr mendërisht dhe shpirtërisht, sepse kundërshtari juaj, princi i Matrix, i cili është transformuar nga një sjellës i dritës në sjellës errësire, vjen rrotull si një luan që ulërin, duke kërkuar të të gllabërojë. (Shih 1 Pjetrit 5: 8)