Unë do fitoj.

Jo për lavdinë time,

por për lavdinë e Krijuesit tim,

Unë do fitoj!

Zot, ti je ai që më ka krijuar. Unë jam i çmuar përpara syve të tu, jam i respektuar e ti më do. Po ti më do!

Ti nuk më ke refuzuar kurrë, përkundrazi, unë jam shërbëtori e miku yt.

Ti më zgjodhe nga ekstremitetet e tokës, më thërite nga anët më të përhumbura të saj.

Po, unë nuk kam frikë pasi ti je me mua. Unë nuk do humb rrugën pasi ti je Zoti im. Ti më forcon e më je përkrah, duke më mbajtur me të djathtën e drejtësisë sënde.

Kur kaloj ujrat, ti je me mua.

Kur kaloj lumenjtë, ato nuk më përmbysin.

Kur eci mbi zjarr, unë nuk digjem e flakët nuk më konsumojnë.

Unë nuk kam frikë pasi ti je me mua.

Ja gjithë ata që u krekosën me mua do turpërohen e do jenë konfuzë.

Kundërshtarët e mi do jenë pa vlerë e do vuajnë. Unë do i kërkoj e nuk do i gjej.

Ata që ziheshin me mua, ata që më kishin hapur luftë, do jenë asgjë, si diçka që nuk ekziston më pasi ti je Zoti im.

Ti forcon dorën time e më thua: “Mos ki frikë, unë do të ndihmoj!”

Unë do fitoj.

Jo për lavdinë time,

por për lavdinë e Krijuesit tim,

Unë do fitoj! 

 

(versioni Christian Style i Isaias 43:1-5 e 41:8-13)