E ti shërbëtori im që vetë të zgjodha e të mora nga skaji i botës, që të thirra prej viseve të largëta e të thashë: “Ti je i përzgjedhuri im” në fakt unë të zgjodha e nuk të përbuza. Mos druaj se me ty jam, mos e humb zemrëm, sepse unë jam Ati yt dhe Perëndia yt; do të bëj të fortë, do të ndihmoj e do të përkrah me të djathtën e drejtësisë sime. Ja, do të turpërohen e do të skuqen të gjithë kundërshtarët ty; do të jenë si të mos ishin e do vdesin; do t’i kërkosh e s’do t’i gjesh. Ata që të sulmuan nuk do të ekzistojnë më; sepse jam unë Zoti, Hyji yt, që të marr për dore e të them:
Në simbolizmin mesjetar, njëbrirëshi përshkruhej si një kafshë e vogël (për të përfaqësuar përulësinë), por e pathyeshme. I ngjashëm në pamje me një kalë të bardhë, simbol i fisnikërisë dhe pastërtisë, ai ishte pajisur me një bri të gjatë në mes të ballit si simbol i depërtimin të hyjnores në krijesë. Duke kombinuar fuqinë e shpatës hyjnore me pastërtinë e një manteli të papërlyer (simbol i një karakteri të përsosur), njëbrirëshi përfaqëson qënien njerëzore të vogël, të përulur dhe të brishtë të frymëzuar dhe forcuar nga Krijuesi i tij. Kafsha mitike simbolizon metamorfozën e karakterit të krijesës në imazhin dhe ngjashmërinë e karakterit të përsosur të Krijuesit të saj.